Luis Medical Aesthetic
Botox & Filler Botox & Filler

Botoksi, është një substancë e përpunuar dhe e purifkuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave. Me kalimin e viteve, rrudhat fillojnë të jenë më të dukshme, zgjidhja e duhur në të tilla raste është, aplikimi i Botox-it. Injektimi me botox është efektiv për trajtimin e:
• Rrudhave vertikale midis vetullave
• Rrudhave horizontale në pjesën e ballit
• Rrudhave anash syve
• Rrudhave “marionetë” (në pjesën anësore të buzëve)

Proçedura?
Botox-i injektohet në doza të vogla me ndihmën e një mini gjilpëre në zonat e targetuara. Proçedura në vetvete zgjat vetëm disa minuta dhe nuk është e dhimbshme. Rezultati përfundimtar është i dukshëm pas 3-7 ditëve me efekt maksimal pas 15 ditëve, ndërkohë efekti zgjat 3-6 muaj.

A ka ndonjë efekt anësor të mundshëm?
Efektet anësore janë pothuajse inekzistente, gjë që mund të ndodhë në rast se aplikohet material jo cilësor dhe trajtimi kryhet nga mjekë jo profesionistë. Rrudhat më të zakonshme dinamike që Botox mund të trajtojë janë vijat në pjesën e sipërme të fytyrës, të tilla si “11” midis vetullave, linjat horizontale në ballë . Këto rreshta shkaktohen nga buzëqeshja, vrenjtja, shikimi i fytyrës dhe shprehjet e tjera të fytyrës.
Trajtimet e përsëritura janë të nevojshme për efektet e vazhdueshme në zvogëlimin e rrudhave.