Pastrim i thelle i fytyres
Pastrimi i thellë i fytyrës është eksfolimi i shtresës më të jashtme të lëkurës nëpërmjet heqjes të çdo papastërtie. Është një procedurë me rrezik të ulët dhe pa dhimbje dhe nuk ka nevojë për periudhë rikuperimi, pasi heq vetëm një shtresë shumë sipërfaqësore të lëkurës. Në përgjithësi, mund t’i nënshtroheni procedurës çdo javë për tre javë rresht dhe më pas të vazhdohet me një regjim mirëmbajtjeje mujore.